Insajderi
Lajme

LDK-ja nominon Abdixhikun në garën për kryeministër

Insajderi
24 November 2025 - 18:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK-ja nominon Abdixhikun në garën për kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lumir Abdixhiku është nominuar nga LDK-ja si kandidat për kryeminisët. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media.

Në këtë zgjedhjet nacionale, Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm.

“Te çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa si temë, zgjati shkurt. Kryesia e LDK-së e konsideroi se përderisa më ka si kryetar partie, atëherë më nominoi si kandidat për kryeministër. Në këtë rast, mora edhe autorizimin për ta bërë renditjen e kandidatëve për deputete, që të mos ketë pakënaqësi se kush është më përpara në listë e kush prapa. Diskutuam edhe për bashkëpunimet në zgjedhjet nacionale. Kryesia sot vendosi që LDK-ja të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Abdixhiku në konferencë.

Një pjesë të listës së LDK-së, Abdixhiku tha se do të jetë e hapur për partitë e tjera, përfshirë edhe Fatmir Limajn e NISMËS.

“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hap për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e tij. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e Pacollit. Pra ne jemi të hapur edhe për partitë edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë për LDK-në, për ngritjen e LDK-së”, shtoi Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark