Insajderi
Lajme

Hajdaraj i përgjigjet Osmanit: Mund të jetë keqinformuar, askush s’është kërcënuar

Insajderi
25 November 2025 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdaraj i përgjigjet Osmanit: Mund të jetë keqinformuar, askush s’është kërcënuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani që tha se është shqetësuese është që pesë anëtarë të KPK’së kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë.

Hajdaraj tha se askush nuk është kërcënuar dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar.

“Askush nuk është kërcënuar dhe presidentja mund të jetë keq informuar. Ne i bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër që të mos ndërhyjë në punën e sistemit prokurorial dhe të respektojë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin këshillit në suaza siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligj”, tha ai.

Përgjatë ditës së djeshme, Osmani deklaroi se pesë anëtarë të KPK’së kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark