Insajderi
Showbiz

Bëri bujë me paraqitjen e saj, zbulohet modelja nga Kosova që do të jetë pjesë e BBVA

Insajderi
25 November 2025 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëri bujë me paraqitjen e saj, zbulohet modelja nga Kosova që do të jetë pjesë e BBVA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse keni menduar se viraliteti i Brikena Selmanit mbaroi me britmën e saj epike në “Miss Grand International”, gaboni rëndë.

Modelja, e cila mori vëmendje ndërkombëtare për karakterin e saj pa filtra, është një hap larg hyrjes në “Big Brother VIP Albania”.

Sinjalet e para u dhanë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shfaq një foto e saj si “ngacmim” për publikun, por burime pranë modeles kanë konfirmuar për “Prive By Liberta Spahiu” se bisedimet janë serioze dhe thuajse të finalizuara.

Brikena shihet nga produksioni si një “bombë” e gatshme për të shpërthyer.

Ndryshe nga personazhet që zgjedhin diplomacinë, ajo ka dëshmuar se di të rrëmbejë vëmendjen dhe të krijojë situata virale, duke e bërë atë një nga pretendentet kryesore për të trazuar ujërat e edicionit të pestë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark