Insajderi
Insporti

Chelsea – Barcelona 3-0, notat e lojtarëve: Cucurella dhe Estevao më të mirët në fushë

Insajderi
25 November 2025 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Chelsea – Barcelona 3-0, notat e lojtarëve: Cucurella dhe Estevao më të mirët në fushë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Chelsea ka deklasuar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Ka qenë një paraqitje fantastike e londinezëve duke shënuar tre gola shumë të bukur me aksione të rrjedhshme.

Jules Kounde shënoi autogol, derisa Estevao dhe Liam Delap realizuan dy gola të tjerë për triumfin e Chelseat.

E lojtari më i mirë në fushë ishte Marc Cucurella, me mbrojtësin spanjoll që mori notën 8,2 nga SofaScore.

Paraqitje fantastike te Chelsea patën edhe Estevao (7,9) e Reece James (7,5).

Te Barcelona lojtari me notën më të lartë ishte Ferran Torres (7,5), derisa nota më e ulët shkoi për Ronald Araujon i cili u ndëshkua me karton të kuq (5.2).

Chelsea – Barcelona Live Score


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark