Insajderi
Lajme

Iu bashkua PDK’së, Demaliaj thotë se është e vetmja alternativë për të larguar qeverinë aktuale

Insajderi
25 November 2025 - 23:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iu bashkua PDK’së, Demaliaj thotë se është e vetmja alternativë për të larguar qeverinë aktuale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkumbin Demalijaj, i aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se është koha e fundit që Kosova të dalë nga hendeku i saj.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se PDK-ja është e vetmja alternativë për ta hequr këtë qeverisje e krizë institucionale.

“Është koha e fundit që Kosova të dalë nga hendeku i saj dhe i kësaj krize institucionale që ka”.

“E vetmja alternativë për ta hequr këtë qeverisje dhe këtë krizë institucionale, është treni i fundit, vagoni i fundit që po ecën, që mund të dalë nga kjo krizë Kosova, është Partia Demokratike e Kosovës në krye me z.Hamza si kryetar dhe si kryeministër i ardhshëm”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark