Insajderi
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka pas ftesë e as takim me PDK

Insajderi
26 November 2025 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka pas ftesë e as takim me PDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Limaj ka mohuar se ka pasur çfarëdo takimi apo ftese nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Jemi në bisedime me LDK-në, nuk ka pasë asnjë ftesë e as takim me PDK-në”, ka deklaruar shkurt Limaj.

Pak ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte bërë të ditur se partia e tij është e gatshme që nën listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së të përfshihet edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Ai pati sqaruar se megjithëse Kryesia e LDK-së ka vendosur që partia të garojë e vetme, mbetet mundësia për zhvillimin e diskutimeve me “individë, aktorë dhe, besa, edhe parti politike që mund të jenë pjesë e listës së LDK-së”.

“Të gjitha diskutimet që i kemi pasur deri më tani, me këtë vendim të kryesisë, ia kanë hapur rrugën përfshirjes në një listë të madhe dhe përbashkuese në këtë garë nacionale… LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe zotërin Limaj me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për parti të tjera: Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, AKR-në. Ne jemi të hapur për parti, por edhe për individë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Nisma, në zgjedhjet e fundit, garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të sigurojë tre deputetë në Kuvend.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark