Insajderi
Lajme

Ministri Hajrulla Çeku ngushëllon familjen Kasapi

Insajderi
26 November 2025 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri Hajrulla Çeku ngushëllon familjen Kasapi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës së Kosovës ka reaguar për vdekjen e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Në një komunikatë për media, MKRS ka ngushëlluar familjen e këngëtarit, derisa kanë shprehur pikëllimin për marrjen e lajmit për vdekjen e hershme të këngëtarit.

Në këtë reagim të Ministrisë është vlerësuar zëri e puna artistike e këngëtarit.

Ministri në detyrë, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllimet në emrin e tij personal për familjen e Shpat Kasapit, komunitetin artistik dhe për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe që e kanë vlerësuar e dashur këngëtarin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve. Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë. Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark