Insajderi
Lajme

Bedri Hamza zyrtarizon koalicionin me Listën për Familje

Insajderi
26 November 2025 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza zyrtarizon koalicionin me Listën për Familje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do të bëjë koalicion para dhe pas-zgjedhor me iniciativën qytetare ‘Lista për Familjen’.

Hamza këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, ku përkrah tij kanë qenë Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

“Bashkë me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është t’i bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend. Është vlerë e shtuar të gjithë kandidatët dhe deputetët që do të jenë në listën e përbashkët”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka bërë të ditur se do të ketë edhe anëtarë të tjerë në listën e përbashkët, pa bërë të ditur emra. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark