Insajderi
Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në Skenderaj

Insajderi
26 November 2025 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy të lënduar nga aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura,

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona,” ka thënë Zahiti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark