Insajderi
Lajme

KQZ vendos që të ketë qendra shtesë jashtë hapësirave diplomatike

Insajderi
26 November 2025 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ vendos që të ketë qendra shtesë jashtë hapësirave diplomatike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të krijohen hapësira shtesë për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, jashtë hapësirave diplomatike.

Ky ishte propozim i MPJD, e cila u përkrah nga ana  e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe që e njëjta u kundërshtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, lista e qendrave u hodh në votim e plotë ashtu siç kërkoi VV’ja, ku morri 6 vota pro, dhe ku vota përcaktuese ishte vota e anëtares turke, Mufera Sinik.

Ndryshe, partitë ish-opozitare kërkuan qe votimi të mbahet vetëm në përfaqësi diplomatike. Më saktësisht në 50 përfaqësi diplomatike me 66 vendvotime në 36 shtete, me numër maksimal prej 63 mijë votuesve. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark