Përktheu nga Arabishtja: Zyhdi Hajzeri – Jurist dhe anëtar i Qendra Evropiane për Luftë kundër Terrorizmit dhe Studime te Inteligjencës – Gjermani dhe Holandë (ECCI)
Ekskluzive nga Qendra Evropiane për Studime të Luftës kundër Terrorizmit dhe Inteligjencës – Gjermani dhe Holandë (ECCI)
Skena e sigurisë evropiane po përjeton transformime të shpejta si rezultat i forcimit nga Rusia të kapaciteteve të saj të inteligjencës dhe elektronikës në zona të ndjeshme pranë kufijve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Zhvillimet e fundit, veçanërisht ndërtimi i një objekti të madh për inteligjencën e sinjaleve pranë Çernikhovskit në xhepin e Kaliningradit, tregojnë vendosmërinë e Moskës për të zgjeruar ndikimin e saj spiunazhit deri në thellësi të territoreve evropiane. Ky objekt, i pajisur me dhjetëra antena të radhitura në formacione rrethore, sipas vlerësimeve të inteligjencës, i mundëson Rusisë të mbledhë informacione të ndjeshme mbi komunikimet ushtarake dhe civile të vendeve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Lituaninë, dhe madje të ndërhyjë në sistemet e komandës dhe kontrollit gjatë krizave.
Këto lëvizje ruse përfaqësojnë një përshkallëzim strategjik të qartë, pasi objekti i ri shoqërohet me arsenalin ushtarak të Kaliningradit, që përfshin raketa balistike me rreze të shkurtër dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, duke e kthyer xhepin rus në një pikë kyçe për operacionet e inteligjencës dhe luftën elektronike kundër Evropës. Nga këndvështrimi i sigurisë, zhvillimi i kapaciteteve të spiunazhit në këtë formë mund të ndryshojë balancën e sigurisë në rajon, duke vendosur vendet evropiane përballë sfidave të dyfishta që përfshijnë mbrojtjen nga depërtimet e inteligjencës, forcimin e mbrojtjes kibernetike dhe përgatitjen për skenarë të mundshëm përshkallëzimi, madje edhe në nivel ushtarak.
Siguria Kombëtare – Masa të reja të NATO-s dhe akuzë ndaj Rusisë për sabotazh dhe spiunazh
Raporti i datës 24 gusht 2025 thekson se Rusia po ndërton një objekt të madh për inteligjencën e sinjaleve pranë Çernikhovskit, në xhepin e Kaliningradit, më pak se 100 km nga kufiri me Poloninë dhe Lituaninë. Fotot satelitore tregojnë dhjetëra antena të radhitura në formacione rrethore, duke e bërë këtë vend një prej pikave më të mëdha të përgjimit në Evropë. Kompeksi i ri pritet të rrisë ndjeshëm aftësinë e Moskës për të monitoruar komunikimet ushtarake dhe civile të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Lituaninë dhe Gjermaninë.
Vendndodhja mund të lejojë Rusinë të mbledhë informacione të ndjeshme
Analistët e inteligjencës vlerësojnë se vendi mund t’i mundësojë Rusisë mbledhjen e informacionit të ndjeshëm dhe ndërhyrjen në sistemet e komandës dhe kontrollit në rast të një krize rajonale. Raporti citon ekspertë të mbrojtjes që theksojnë pasojat strategjike të këtij zhvillimi, duke thënë se një objekt i tillë do t’i japë Moskës mundësinë të depërtojë thellë në territorin e NATO-s. Ky ndërtim thekson rëndësinë në rritje të Kaliningradit si qendër infrastrukture për luftën elektronike ruse. Zona tashmë përfshin një batalion raketash balistike “Iskander” që kërcënon kryeqytetet e Evropës Perëndimore, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe sistemet bregdetare “Bastion”, të konfirmuara nga burime të hapura inteligjence dhe zyrtarë të mbrojtjes perëndimore.
Spiunazhi – Skandal i përgjimit rus mbi komunikimet e ushtrisë gjermane
Planet për të vendosur raketat në Bjellorusi
Nuk ka raporte të konfirmuara për transferimin nga Kremlini të raketave të tij balistike ndërkontinentale të fuqishme “Orishnik” në këtë zonë, të cilat mund të arrijnë të gjitha kryeqytetet evropiane brenda 20 minutash, por ka plane për të vendosur këto raketa në Bjellorusi. Ky xhep i mbushur me armë, i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, është i pajisur me sisteme radarike, bateri raketash kundër-ajrore dhe raketa balistike me rreze të shkurtër. Në rast se Rusia sulmonte vendet anëtare të NATO-s, Kaliningradi do t’i kishte pushtuar ato brenda disa ditësh, sipas ekspertëve ushtarakë.
Ekspertët ushtarakë thonë se zgjerimi i kapaciteteve të mbledhjes së informacionit reflekton përgatitjet e Kremlinit për tension të vazhdueshëm me Perëndimin. Raportet tregojnë se kjo forcon rolin e Kaliningradit si qendër kryesore e luftës elektronike ruse dhe tregon përgatitjet e Moskës për një konfrontim afatgjatë me NATO-n. Pasi të fillojë funksionimi i këtij qendre inteligjente, ai mund të shërbejë si një element kyç në strategjinë më të gjerë të operacioneve ruse për mbikëqyrje dhe informacione, duke mundësuar mbledhjen e të dhënave në kohë reale dhe interceptimin e sinjaleve në Evropën e Veriut dhe Qendrore.
Stacioni “Lourdes SIGINT”
Ndërtimi i një stacioni kryesor përgjimi pranë kufijve të NATO-s përfaqëson një përshkallëzim ushtarak nga ana e Rusisë. Në tetor 2001, në fillim të mandatit të parë të Putinit, si një iniciativë e mirëbesimit, Putini urdhëroi njëanshmërisht mbylljen e stacionit “Lourdes SIGINT” pranë Havanas. Ky ishte një bazë kryesore inteligjence e sinjaleve ruse në Kubë që mund të përgjonte gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Në ditët e para të presidencës së Putinit, ai ndërmori disa iniciativa për të ndërtuar marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të Evropës, por tensionet për zgjerimin e NATO-s shkatërruan gradualisht këto marrëdhënie.
Stacioni “Lourdes SIGINT” u administrua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, pastaj u mor nga shërbimet e inteligjencës ruse pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ky stacion inteligjence elektronike, më parë stacioni më i madh i përgjimit jashtë Rusisë, u rivendos pjesërisht në vitin 2014 në bashkëpunim me Kubën pas vendosjes së sanksioneve kundër saj pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë. Zyrtarët rusë mohuan arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, por presidenti Putin vizitoi Havanën në korrik 2014 dhe nënshkroi disa marrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak me presidentin kuban Raul Castro, duke nxitur spekulime mbi mundësinë e rinisjes së bashkëpunimit inteligjent.
Kaliningradi, xhepi rus
Kaliningradi është një xhep rus që ndodhet në bregun lindor të Detit Baltik, i rrethuar nga Polonia dhe Lituania, dhe nuk ka lidhje me territorin kryesor rus përveç një kufiri të shkurtër detar. Sipërfaqja e tij është rreth 15,000 km² dhe pozicioni gjeografik është jashtëzakonisht strategjik, duke i mundësuar Rusisë ndikim ushtarak dhe politik në zemër të Evropës Lindore. Zona karakterizohet nga një prani intensive e bazave ushtarake ruse, përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër, sisteme të avancuara mbrojtjeje ajrore, si dhe njësi detare dhe bregdetare të avancuara. Xhepi gjithashtu përfaqëson një qendër kyçe për operacionet e inteligjencës dhe luftën elektronike ruse, duke e bërë atë një mjet kryesor për Moskën në monitorimin e vendeve evropiane dhe menaxhimin e ndikimit strategjik në kufijtë e NATO-s.
Kaliningradi, xhepi rus i rrethuar nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, nuk është më vetëm një vend strategjik, por është bërë një bazë e avancuar që kombinon fuqinë raketore dhe kapacitetet elektronike të inteligjencës. Prania e raketave “Iskander” me rreze të shkurtër, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe baterive bregdetare “Bastion” e bën atë një qendër të integruar të ndikimit ushtarak direkt dhe indirekt mbi Evropën Qendrore dhe Lindore. Planet e Rusisë për të vendosur raketa me rreze të gjatë në Bjellorusi reflektojnë dëshirën për të zgjeruar rrezikun e saj strategjik, gjë që dyfishon kërcënimet për vendet evropiane.
Zgjerimi i kapaciteteve të spiunazhit rus mund të shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Moskës, që synon të balancojë fuqinë perëndimore përmes mjeteve jo tradicionale. Ky objekt, sapo të fillojë funksionimin, nuk do të kufizohet vetëm në mbledhjen e informacionit, por do të bëhet një mjet kyç në operacionet e luftës elektronike, duke përfshirë interceptimin e sinjaleve, monitorimin e lëvizjeve të forcave dhe madje aftësinë për të çaktivizuar ose penguar sistemet e armikut kur të nevojitet. Historia e inteligjencës ruse, si stacioni “Lourdes SIGINT” në Kubë, tregon se Moska mbështetet në vende të largëta por strategjike për të zgjeruar ndikimin e saj spiunazhit, dhe rikthimi në Kaliningrad përfaqëson një aplikim modern të të njëjtit koncept.
Pasojat për Evropën
Pasojat për Evropën variojnë nga rreziku i drejtpërdrejtë i spiunazhit deri tek dimensionet strategjike afatgjata. Aftësia e Rusisë për të monitoruar dhe penguar komunikimet ushtarake mund t’i japë Moskës një avantazh të rëndësishëm në fushën e betejës në çdo konflikt të mundshëm, ndërsa forca e bashkëpunimit me Bjellorusinë për vendosjen e raketave rrit mundësinë e përshkallëzimit të plotë. Afatgjatë, duket se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s po merr një dimension më të ndërlikuar teknologjik, ku frontet tradicionale po shndërrohen në fronte spiunazhi dhe të fshehta, dhe siguria kibernetike dhe inteligjenca bëhen pjesë e pandashme e strategjisë së mbrojtjes evropiane.
Spiunazhi rus në hapësirën ajrore gjermane – dronët, madhësia e rreziqeve dhe sfidat e përballimit
Çfarë masash ka marrë NATO për spiunazhin rus në Kaliningrad?
Duke marrë parasysh kërcënimin në rritje që paraqesin aktivitetet spiunazhit rus në Kaliningrad, Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka ndërmarrë një seri masash strategjike për të forcuar sigurinë e saj dhe për t’u përballur me këtë sfidë në rritje.
Rezultatet