Insajderi
Lajme

Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali kapet në Kakavijë

Insajderi
27 November 2025 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali kapet në Kakavijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij, transmeton Top Channel,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark