Insajderi
Lajme

Maqedonci flet për ushtarin e FSK’së që akuzohet për dhunim në Britani

Insajderi
27 November 2025 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maqedonci flet për ushtarin e FSK’së që akuzohet për dhunim në Britani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar për rastin e një ushtari të FSK’së i cili akuzohet për dhunim seksual në Britani të Madhe, duke thënë se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto raste.

Maqedonci, ka shtuar edhe se, meqë ende s’ka virdikt final, ai s’mund të jap më shumë informacion.

‘’Për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, në kemi ngritur të gjitha komisionet edhe ato strukturat të cilat merren me këto rastesh. Ende nuk kemi një vërdikt final, dhe derisa nuk kemi verdikt final e kam të pamundur të jap më shumë informacion’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark