Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka publikuar një video nga pritja e presidentes Vjosa Osmani në qytet.
Ai e përshkroi Osmanin si “një figurë shtetformuese, simbol të demokracisë dhe gruas lidere në hapësirën mbarëshqiptare”.
Beci njoftoi se gjatë takimit kanë diskutuar për projektet që forcojnë lidhjen Shkodër–Kosovë.
“Bashkëbiseduam për projektet që forcojnë lidhjen Shkodër–Kosovë dhe për vizionin e përbashkët të zhvillimit kulturor, turistik e ekonomik. Siç u shpreh edhe Presidentja Osmani, Shkodra ka qenë përherë një portë e hapur për vëllezërit e Kosovës dhe mbetet një pikë referimi për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Përshëndes Presidenten Osmani për vizitën dhe vlerësimin e saj ndaj Shkodrës. Dy shtete, një komb”, shkroi Beci.