Insajderi
Lajme

Zyra e BE-së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK-së

Insajderi
27 November 2025 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyra e BE-së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Europian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për të siguruar buxhetin e nevojshëm për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) në muajt e parë të vitit 2026.

Në një postim në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë shkruan se vendimi i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ka zgjidhur çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, duke garantuar gjithashtu funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik edhe në fillim të vitit 2026.

“Ky është një zhvillim shumë i mirëpritur që i mundëson RTK-së të vazhdojë t’i shërbejë interesit publik”, thuhet më tej në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark