Insajderi
Lajme

Arrestohet në Prishtinë një person që dyshohet se u shiste armë të ftohta të miturve

Insajderi
28 November 2025 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Prishtinë një person që dyshohet se u shiste armë të ftohta të miturve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, pasi dyshohet se posedonte dhe u shiste armë të ftohta personave të mitur.

Policia njoftoi se rreth orës 20:10, tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar 43 thika, 2 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike, mjete të cilat dyshohet se ai i kishte për qëllim t’ua shiste të rinjve nën moshë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas inicimit të procedurës penale, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark