Insajderi
Lajme

Policia e konfirmon: Zhytësit e FSK-së gjejnë trupin e personit të zhdukur në Livoq

Insajderi
28 November 2025 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e konfirmon: Zhytësit e FSK-së gjejnë trupin e personit të zhdukur në Livoq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 12:45, gjatë kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më 27.11.2025.

Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark