Insajderi
Sport

Distria Krasniqi fiton medalje bronzi në Grand Slamin e Abu Dhabit në ditën e 28 Nëntorit

Insajderi
28 November 2025 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Distria Krasniqi fiton medalje bronzi në Grand Slamin e Abu Dhabit në ditën e 28 Nëntorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, duke bërë krenarë qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët në ditën e festës së flamurit, 28 Nëntor.

Distria arriti fitoren e rëndësishme përmes repesazhit, duke mposhtur holandezen Naomi Van Krevel. Xhudistja nga Peja humbi në ‘golden score’, pasi një waza-ari i anulua dhe më vonë iu akordua kundërshtares së saj që kaloi në finale,

Përveç Krasniqit, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila do të garojë të shtunën, dhe Shpati Zekaj (-100kg), që do të dalë në tapet të dielën.

Kjo fitore vjen si një tjetër dëshmi e suksesit të vazhdueshëm të Kosovës në xhudo dhe e vendos Distrian sërish në qendër të sportit ndërkombëtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark