Insajderi
Lajme

Po dërgohen e-maile të rreme edhe me numra dosjesh në emër të institucioneve kosovare, Policia del me njoftim

Insajderi
28 November 2025 - 22:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po dërgohen e-maile të rreme edhe me numra dosjesh në emër të institucioneve kosovare, Policia del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për e-maile të rreme që po shpërndahen në emër të policisë dhe organizatave të ndryshme.

Sipas Policisë, e-mailet janë titulluar si “Thirrje gjyqësore”, dhe pretendohet se janë lëshuar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike, FBI, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik apo madje edhe Interpoli. Por PK thekson se asnjë prej këtyre dokumenteve nuk është autentik.

“Këto informacione nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së. Bëhet fjalë për e-mail-e të falsifikuara, të krijuara për qëllime të caktuara”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon që çdo komunikim i dyshimtë i këtij lloji të dërgohet menjëherë në adresën zyrtare [email protected] për trajtim dhe veprime të mëtejshme.

“NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth përsëritjes së qarkullimit të e-mail-eve të tilla, po kryen hetime intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale. Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark