Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, ka ndarë një mesazh emocional.
Vasfija tha se nuk dëshiron varrim tradicional e as të pame në ditën kur të vdesë.
Ajo tha se dëshiron një memorial të vogël, me më pak se 10 persona.
“Nuk dua varrim tradicional. Nuk dua të pame. Nuk dua vizita, ngushëllime, radhë njerëzish as ceremoni që bëhen nga zakoni e jo nga zemra. Dua kremacion, dhe vetëm një memorial të vogël, me më pak se 10 persona — njerëzit që vërtet kanë qenë pranë meje gjatë jetës, jo ata që kujtohen vetëm kur vjen koha për t’u dukur. Nuk dua foto nëpër rrjete sociale, statuse dramatike, intervista familjarësh, as “klikime” me emrin tim. Nëse s’ke qenë pjesë e jetës sime, s’ke nevojë të jesh as pjesë e kujtimit tim. Nuk dua foto nëpër rrjete sociale, statuse dramatike, intervista familjarësh, as “klikime” me emrin tim. Nëse s’ke qenë pjesë e jetës sime, s’ke nevojë të jesh as pjesë e kujtimit tim”, shkroi ajo.