Insajderi
Lajme

Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

Insajderi
29 November 2025 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

OVL-UÇK ka kujtuar 13-vjetorin e aktvendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se në këtë ditë është vulosur e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës.

“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër. Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj organizate, një aktvendim të tillë duhet të lëshojë edhe Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt”, është thënë në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark