Insajderi
Lajme

“Ju lutem, se veç ju jeni më të mirët”- Abdixhiku thotë se VV’ja iu lut LDK’së që të bëhen bashkë

Insajderi
30 November 2025 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ju lutem, se veç ju jeni më të mirët”- Abdixhiku thotë se VV’ja iu lut LDK’së që të bëhen bashkë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sjellë rezultate katastrofike për Kosovën.

Këtë ai e ka deklaruar në një tubim në Prizren, ku ka përmendur rritjen e çmimeve dhe fryrjen e faturave të energjisë elektrike, shkruan Insajderi.

“Kët i kanë 6 vite në krye të qeverisë dhe rezultatet janë katastrofale: Çmimet po rriten, rryma, fatura tash ju vjen edhe më e shtrenjtë e atje Vuk Hamoviqi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike, të cilën këta provojnë me e fshehë. Edhe dje edhe sot ka 300-400 mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra, ky është patriotizmi fals i tyre”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku tutje është tallur edhe me ofertat e kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, për koalicion.

“Neve krejve këtu na thonë: Po doni me e kthy Serbinë në Kosovë. Kush po don me e kthy Serbinë në Kosovë? Pra, për vitin 2025 dhe 2026 kjo është gjuha e vetme që iu ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje, ditën ta shtrojnë ofertën thojnë hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutem se veç ju jeni më të mirët”, ka deklaruar më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark