Insajderi
Lajme

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, ky dyshohet të jetë motivi

Insajderi
30 November 2025 - 23:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, ky dyshohet të jetë motivi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edmond Mehalla është vrarë pranë biznesit të tij në daljen jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të këtë ndodhur për prishje pazaresh.

Kështu ka raportuar mediumi Euronews Albania në bazë të informacioneve të para, ndonëse Policia e Shqipërisë s’ka bërë të ditura motivet.

Policia atje ka bërë të ditur se ka vendosur postblloqe për të kapur autorët e dyshuar lidhur me krimin.

Sipas raportimit të mediave shqiptare, viktima dyshohet se u vra me tre plumba. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark