Insajderi
Botë

Aksident i rëndë në Mynih, vetura ndahet në dysh – dy të vdekur

Insajderi
01 December 2025 - 08:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Mynih, vetura ndahet në dysh – dy të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy burra u vranë dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”.

Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit, raporton rosenheim24.de.

Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.

Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë – një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.

Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.

Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.

Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.

Policia e trafikut të Mynihut ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti tragjik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark