Insajderi
Lajme

U ekzekutua me armë zjarri brenda veturës, publikohet fotoja e biznesmenit që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan

Insajderi
01 December 2025 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U ekzekutua me armë zjarri brenda veturës, publikohet fotoja e biznesmenit që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.

Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla.

Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.

Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. /Top Channel/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark