Insajderi
Lajme

Aktakuzë për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë ndaj dy personave, njëri si pjesëtar i policisë serbe e tjetri si inspektor

Insajderi
01 December 2025 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë ndaj dy personave, njëri si pjesëtar i policisë serbe e tjetri si inspektor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj A.Z. dhe B.D. për krime lufte.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku bëhet se aktakuza është ngritur në mungesë, për shkak se të akuzuarit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit në aktakuzë thuhet se i pandehuri A.Z., në cilësinë e inspektorit në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa B.D., në cilësinë e policit në të njëjtin stacion, gjatë viteve 1998-1999 individualisht dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj popullsisë civile në komunat e Rahovecit dhe Suharekës.

“Në mesin e të arrestuarëve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje, sipas aktakuzës, janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore” thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark