Insajderi
Lajme

Çitaku i reagon VV-së: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

Insajderi
01 December 2025 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku i reagon VV-së: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale.

Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër,  Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka thënë Çitaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark