Insajderi
Lajme

Sekuestrohet vetura në Ferizaj, policia gjen armë dhe arreston shoferin 59-vjeçar

Insajderi
01 December 2025 - 22:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohet vetura në Ferizaj, policia gjen armë dhe arreston shoferin 59-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një armë zjarri dhe një veturë me targa të huaja janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të hënën mbrëma në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Latif Hasani”.

Sipas njoftimit policor, rreth orës 18:00, patrulla policore ka ndaluar një veturë që dyshohej të ishte në qarkullim pa dokumentacion të rregullt. Gjatë kontrollit të shoferit dhe automjetit, në një çantë dore është gjetur një pistoletë, e cila u konfiskua menjëherë nga zyrtarët policorë.

Po ashtu, është konfiskuar edhe vetura, pasi kishte qenë në qarkullim pa regjistrim të rregullt.

Personi i dyshuar, një 59-vjeçar me inicialet A.Sh, është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Hetuesit kanë njoftuar edhe prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark