Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona pas një përleshje në Mitrovicë të Veriut

Insajderi
02 December 2025 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona pas një përleshje në Mitrovicë të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë prangosur të hënën në Mitrovicë të Veriut nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas policisë, bëhet fjalë për dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë.

“Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa  rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark