Insajderi
Lajme

Haradinaj kujton tre dëshmorët, Tallën, Durmishin e Maliqin në 27-vjetorin e rënies

Insajderi
02 December 2025 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj kujton tre dëshmorët, Tallën, Durmishin e Maliqin në 27-vjetorin e rënies
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 27-vjetorin e tyre të rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se populli përulet para këtyre tre dëshmorëve, të cilët flijuan veten në kërkim të lirisë, transmeton Klankosova.tv.

“Rënia e tyre heroike u shndërrua në burim force që të vazhdohet rruga për liri. Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 27 vjet më parë u flijuan në kërkim të lirisë. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut.  Lavdi!”, ka shkruar kreu i AAK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark