Insajderi
Botë

Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin e “Qeverisë së korruptuar”

Insajderi
02 December 2025 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin e “Qeverisë së korruptuar”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne, pasi qytetarët e saj kanë dalë kundër projektbuxhetit për vitin 2026 që parasheh rritje të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore nga një Qeveri, e cila për shumë bullgarë, është e korruptuar.

Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare.

Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.

Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.

Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.

Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark