Xheneta krah Bias e kundër babait të Tonit: S’ka asnjë arsye me e degjeneru Bian
Drama e mbrëmshme në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar jo vetëm publikun, por edhe ish-protagonistët e formatit. Xheneta Fetahu, një nga finalistet më të komentuara të…
Insajderi
02 December 2025 - 14:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Drama e mbrëmshme në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar jo vetëm publikun, por edhe ish-protagonistët e formatit. Xheneta Fetahu, një nga finalistet më të komentuara të BBVK3, ka bërë një reagim të gjatë dhe tejet të ashpër, duke mos lënë asgjë pa thënë për ndërhyrjen e babait të Tonit.
Në një postim në Instagram, Xheneta ka goditur fillimisht absurditetin e diferencës në moshë që babai i Tonit po promovonte, duke preferuar Eljonën.
“Po i thoshte djalit të vet se ‘duhet me qenë me Elionën’, një vajzë 18-vjeçare, ndërkohë që ai vet i ka 33 vjet dhe është me dy fëmijë. Askush s’po thotë që pse është i ndarë s’ka të drejtë me u martu… por nuk ka asnjë arsye me e degjeneru publikisht Bian,” – shkruan Xheneta.
Ajo ka dalë hapur në mbrojtje të Bias, duke thumbuar pritshmëritë e gabuara të njerëzve për të. Sipas Xhenetës, Bia dihet kush është dhe nuk mund të pritet që të tjetërsohet brenda natës.
“Të gjithë e dimë çfarë profesioni ka ajo. Qysh ka pritë dikush që kur ajo hyn në shtëpi, do të sillet krejt ndryshe, si me qenë me shami? Edhe unë nuk pajtohem që ajo ndoshta e tepron ndonjëherë… por kjo është puna e saj dhe jeta reale e saj. Ajo s’mundet me ndryshu krejt papritmas veç pse është në një shtëpi televizive.”
Ish-banorja ka ngritur zërin edhe për lirinë e Tonit, duke e cilësuar të tepërt që publiku dhe familja të merren me jetën e një burri të pjekur.
“Sa gjatë keni me u marrë me këto gjëra? Njeriu 33 vjeç duhet me pasë të drejtë me jetu jetën e vet siç e ndjen ai vet,” – thekson ajo, duke paralajmëruar ndjekësit të mos ia deformojnë fjalët.
Në mbyllje, Xheneta ka dhënë një mesazh prekës për prindërit. Duke qenë vetë pa prindër, ajo thekson se e di vlerën e tyre, por kjo nuk justifikon çdo ndërhyrje.
“Nuk jam kurrë kundër mos me dasht e respektu nënën e babën, se vetëm kush s’i ka, e din sa vlerë kanë. Por duhet ditë edhe ku është vendi i tyre në disa situata. Dhe mos harrojmë: dashuria nuk imponohet, dashuria ndjehet.”
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.