Insajderi
Lajme

Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – dyshohen për kanosje

Insajderi
02 December 2025 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim –  dyshohen për kanosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë.

Rasti i parë është ndaj një zyrtari në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë. Ai dyshohet se jashtë detyrës është përfshirë në një rast të kanosjes.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Driton Agaj – Njësia Trafikut.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në një rast tjetër në Fushë-Kosovë.

IPK-ja ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Stacionit Policor në këtë komunë dhe ka rekomanduar suspendimin e tij.

Bëhet fjalë për Gezim Kajtazaj, (polic në stacionin policor në Fushë Kosovë).

“Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim të IPK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark