Insajderi
Lajme

Rrënohet një pjesë e restorantit “Peshkopia” në Drenas, ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit

Insajderi
03 December 2025 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrënohet një pjesë e restorantit “Peshkopia” në Drenas, ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Drenasit ka filluar sot në mëngjes aksionin për lirimin e pronës komunale, duke rrënuar një pjesë të objektit të restorantit “Peshkopia”, që sipas komunës ishte duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se veprimi i sotëm është ndërmarrë pas vonesave të gjata dhe pasi gjykata kishte dhënë verdiktin e saj për lirimin e pronës së uzurpuar.

Në reagimin e tij, Lladrovci u shpreh se zbatimi i ligjit dhe barazia para ligjit janë prioritetet e tij të panegociueshme, duke theksuar se prona komunale është shfrytëzuar me vite të tëra pa të drejtë nga subjekti ekonomik në fjalë.

“Njoftohen mediat lidhur me pyetjet rreth restoranit ‘Peshkopia’, se prona e uzurpuar nga ky subjekt ekonomik, edhe pse pas shumë vonesave, pasi gjykata e tha fjalën e saj, është duke u liruar. Ndërsa lidhur me vonesat në realizimin e projektit dhe dëmet financiare që i janë shkaktuar Komunës së Drenasit, do të zhvillojmë procedura tjera ligjore”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai shtoi se lirimi i pronës ishte një detyrim ligjor dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e interesit publik, duke paralajmëruar se komuna do të ndjekë edhe procedura të tjera për llogaridhënie financiare dhe institucionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark