Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, lëndohet një person

Insajderi
04 December 2025 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, lëndohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Koshtovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Koshtovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, deklaroi Zahiti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark