Në ambientet e kompanisë Royal Beverage në Gjilan, pronari Fejzullah Mustafa priti një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. 🇺🇸
Gjatë vizitës, znj. Rama Muhammed (Economic Officer) dhe z. Blond Gerqari (Commercial Advisor) u njohën nga afër me zhvillimet e fundit, investimet dhe proceset moderne të prodhimit brenda kompanisë.
Delegacioni u informua në detaje për prodhimin dhe mbushjen e brendit amerikan RC Cola, i cili ka mbi 20 vite prezencë në tregun kosovar dhe operon përmes licencës zyrtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Vizita përfshiu edhe një prezantim të linjave të tjera të prodhimit, përfshirë RedRain, Frostea, Royal Water, si dhe investimin më të ri të kompanisë — ndërtimin e fabrikës moderne për prodhimin dhe mbushjen e ujit të thjeshtë.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive vendore dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe në promovimin e prodhimit vendor me standarde globale.