Insajderi
Lajme

Sami Lushtaku merr vendimin e parë si kryetar, emëron nënkryetarin e komunës

Insajderi
05 December 2025 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Lushtaku merr vendimin e parë si kryetar, emëron nënkryetarin e komunës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi ka marrë mandatin e ri, ka emëruar Fadil Nurën si nënkryetar të Skenderajt.

Lushtaku e ka quajtur Nurën si një mik dhe bashkëpunëtor prej vitesh.

Postimi i plotë:

Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën nënkryetar komune, një mik e bashkëpuntor i imi për vite me radhë.

Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark