Insajderi
Lajme

Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren, policia jep detaje

Insajderi
06 December 2025 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.

Policia i raportoi rastet në 24-orëshin e fundit edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.

Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja.

  • Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri  04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
  • Fsh. Kollë, Vushtrri  05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, një rast ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori dhe për të cilin s’dihet vendndodhja.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark