Insajderi
Sport

Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada

Insajderi
07 December 2025 - 08:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 goditi dje një zonë të largët në kufirin midis shtetit amerikan të Alaskës dhe Territorit Kanadez të Yukonit. 

Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami dhe zyrtarët thanë se nuk kishte raportime për dëme ose të lënduar, shkruan The Guardian.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e lokalizoi epiqendrën e tërmetit në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, afërsisht 370 kilometra në veriperëndim të Juneau, Alaska, dhe 250 kilometra në perëndim të Whitehorse, Yukon. Goditja kryesore u pasua nga disa lëkundje më të vogla pasuese.

Tërmeti u ndje edhe rreth 91 kilometra larg në Yakutat, Alaskë, një qytet me një popullsi prej 662 banorësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark