Insajderi
Lajme

“Veriut po ia paguajmë ne tarifat shtesë të rrymë”

Insajderi
07 December 2025 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Veriut po ia paguajmë ne tarifat shtesë të rrymë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarja e LDK’së Janina Ymeri ka bërë publike disa fatura të KESCO-s dhe Elektroseverit, duke pretenduar se konsumatorët i paguajnë tarifat e shpërndarjes (KEDS) dhe transmetimit (KOSTT), ndërsa në veri këto tarifa nuk paraqiten fare në faturë.

Sipas saj, në faturat e veriut figuron vetëm TVSH-ja, ndërsa të gjitha shpenzimet e tjera mbulohen nga pjesa tjetër e vendit.

Statusi i plote:

Në fotografinë e parë keni një faturë të Kesco së, 11/2025. Faturat tuaja mund t’i shihni vet.

Në dy fotografitë tjera, keni fatura të Elektroseverit (furnizues rryme në Veri të Kosovës), shihet nga gjuha. Të gjitha faturat janë lëshuar pas Qershor 2025.

Sot nuk po flas për tarifa të shpenzimit të rrymës elektrike, po për OSSH ose tarifa e operatorit të Shpënrndarjes ndryshe KEDS (KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike) dhe OST, operatori i Transmisionit ndryshe KOSTT (KOSTT i menaxhon trasmisionin e energjisë elektrike, tension i lartë).

Siç shihet, më çdo faturë tonë këto na hyjnë në pagesë po kjo nuk ndodh për Veriun e Kosovës.

Sovraniteti!

Tash, jo vec se nuk u rriten tarifat në Qershor për ta, për shpenzim të rrymës por edhe shperndarja e transmisioni (si shpenzime të nevojshme) nuk paguhet ne faturë në Veri.

Këta e kanë vetëm TVSh-ne shtesë ose tatimin e vlerës së shtuar që nuk ka lidhje me rrymë.

Kush po paguan shpërndarjen e transmisionin për ta tani?!

A ka ndërtuar, mirëmbajtur, veriu transmisionin e shpërndarjen e rrymës vet?

Normal qe jo!

Po për atë punë u kujdesën të paguajmë ne me fatura tona.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark