Insajderi
Show

Paraqitja e fundit e Shyhrete Behlulit ngjall reagime, fansat e krahasojnë me Dolcen e BBVK4

Insajderi
07 December 2025 - 16:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paraqitja e fundit e Shyhrete Behlulit ngjall reagime, fansat e krahasojnë me Dolcen e BBVK4
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një postim i fundit i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku komentuesit kanë vënë re një ngjashmëri të dukshme mes saj dhe banores së Big Brother VIP Kosova 4, Dolces.

Dolce, e cila aktualisht ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe duket se në këtë rast krahasimi mes dy figurave ka ndezur rrjetin.

Ajo që ka rënë më së shumti në sy është stili i flokëve.

Shyhretja, e cila shpesh përflitet për paraqitjet e saj të kuruara, këtë herë ka zgjedhur një stil që shumë njerëz e lidhën menjëherë me pamjen karakteristike të Dolces.

Pamja e ngjashme ka bërë që sekuenca komentash të mbushin postimin e artistes.

“Më besoni, mendova se është Dolce”, “Duke menduar që është Dolce”, “Ia paske kaluar Dolces”, janë disa nga komentet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark