Insajderi
Lajme

Hykmete Bajrami para Doarsa Kicës- Ndryshimet e vërejtshme në listën e LDK’së

Insajderi
07 December 2025 - 19:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hykmete Bajrami para Doarsa Kicës- Ndryshimet e vërejtshme në listën e LDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në listë vërehet se më lart është rënditur Hykmete Bajrami, e treta, duke dalë më lart sesa Doarsa Kica-Xhelili. Kjo e fundit barte pozitën e tretë në zgjedhjet e fundit, ndërsa në këto zgjedhje do të bart numrin katër.

Numër katër në zgjedhjet e kaluara ishte Lutfi Haziri, i cili është radhitur një numër më poshtë.

Më lart është radhitur edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit që shkoi kishte numrin 13, ndërkaq tash ka numrin 6.

Vlen të theksohet se Anton Quni është radhitur për tri numra më lartë- ka marrë numrin 7.

LDK tashmë në listë ka emra të rinj, si: Adelina Thaqi Meta, Janina Ymeri, Gëzim Hazrolli, Ermal Sadiku e Festim Kabashi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark