Insajderi
Lajme

KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës

Insajderi
07 December 2025 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se ky institucion do të miratojë fletëvotim tjetër që do të përdoret në vendvotime brenda vendit, pasi të sqarohet aspekti i gjuhëve që duhet të përfshihen në fletëvotim.

Në fletëvotimin e miratuar për votimin jashtë Kosovës, janë të renditura të gjitha subjektet politike, sipas shortit të sotëm.

Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur./EO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark