Insajderi
Lajme

Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje, radhitet lart me numër nga partia e Kurtit

Insajderi
08 December 2025 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje, radhitet lart me numër nga partia e Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet.

Andin Hoti, i cili është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, do të jetë pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti do të bart numrin 11 në listën zgjedhore të VV’së.

Kjo është hera e parë që Andin Hoti po garon me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti ishte prezantuar nga Albin Kurti për Ministër të Familjes dhe Mirëqenies Sociale përgjatë tentim-mandatimit të qeverisjes së tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark