Insajderi
Lajme

“Rruga sorosiane, kumbarë me Edi Ramën”- Tërmkolli e ‘godet’ Abdixhikun

Insajderi
08 December 2025 - 10:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rruga sorosiane, kumbarë me Edi Ramën”- Tërmkolli e ‘godet’ Abdixhikun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar hetim nga Prokuroria lidhur me deklaratat, se Lumir Abdixhiku ka blerë postin e kryetarit.

Tërmkolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo “është forma më e rëndë e korrupsionit”, shkruan Insajderi.

“Kur do t’i fillojë Prokuroria hetimet ndaj Lumir Abdixhikut, për blerjen e postit, Kryetar i LDK-ës?!(sipas deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu dhe Astrit Gashi!). Është forma më e rëndë e korrupcionit!

Pse ky është në krye të LDK-ës apo Rrugës së Re Sorosiane e me kumbarë Edi Ramen, qëllimet janë të shumta, por detyrë është veç një: shkatërrimi i LDK-ës Rugoviane deri në temel”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark