Insajderi
Insporti

“Nuk mund të luajë më shumë se 15 minuta”- Spalletti flet për Zhegrovën

Insajderi
08 December 2025 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk mund të luajë më shumë se 15 minuta”- Spalletti flet për Zhegrovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur serish për Edon Zhegrovën pas ndeshjes kundër Napolit. Ai ka thënë se Zhegrova nuk mund të luajë më shumë se 15 minuta.

“Tani për tani, ai është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit”, ka thënë Spalletti pas humbjes 2:1 të dielën.

“Zhegrova ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës; shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”.

Zhegrova ndaj Napolit luajti nga minuta e 82′, teksa Juventusi po humbiste 2-1 kundër Napolit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark