Insajderi
Insporti

Liverpooli merr sot vendimin për Salah

Insajderi
08 December 2025 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liverpooli merr sot vendimin për Salah
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpool po vendos sot nëse Mohamed Salah do të përjashtohet nga skuadra për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Inter Milan, pas deklaratave të forta të sulmuesit egjiptian pas barazimit 3-3 me Leeds.

Salah tha se marrëdhënia me trajnerin Arne Slot është e thyer dhe se ndihet i nënvlerësuar nga media angleze, por nuk ka thënë kurrë se dëshiron të largohet nga Liverpooli, siç e shtrembëruan disa media.

Sipas Fabrizio Romano, Salah nuk ka nisur asnjë negociatë me Saudi Pro League dhe aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje për largimin e tij.

Në anën tjetër, Slot ka mbështetjen e bordit të Liverpoolit, por klubi ka bërë kontakt të hershëm me Steven Gerrard për të marrë drejtimin e përkohshëm në rast se trajneri shkarkohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark