Insajderi
Insporti

Rëndohet situata te Reali, kaq muaj do të mungojë Militao

Insajderi
08 December 2025 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rëndohet situata te Reali, kaq muaj do të mungojë Militao
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas testeve të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madridit te lojtari Éder Militão, atij i është diagnostikuar një këputje në muskulin biceps femoris të këmbës së majtë me përfshirje të tendinit proksimal.

Rimëkëmbja e tij pritet të ndodhë brenda 3-4 muajve. Kjo do të thotë që viti për të ka përfunduar.

Militao mori një lëndim në ndeshjen kundër Celta Vigos, e cila përfundoi me humbje ndaj madrilenëve.

Madridi po i vuan mungesat në repartin e mbrojtjes, meqë Fran Garcia dhe Alvaro Carreras morën kartonë të kuq në ndeshje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark