Insajderi
LifeStyle

Arsyeja pse nuk duhet ta mbushni celularin në veturë

Insajderi
09 December 2025 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsyeja pse nuk duhet ta mbushni celularin në veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet. Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.

Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.

Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë.

Shumë përdorues përdorin kabllo karikimi joorigjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark