Insajderi
Botë

E rrallë në tregjet energjetike – çmimi rrymës bie në zero për disa orë në Francë

Insajderi
09 December 2025 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rrallë në tregjet energjetike – çmimi rrymës bie në zero për disa orë në Francë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimet e energjisë elektrike në Francë ranë përkohësisht në zero – konsumatorët morën energji falas.

Më 8 dhjetor, çmimet e energjisë elektrike në tregun “day-ahead” të Francës ranë në zero, që do të thotë se për disa orë energjia ishte praktikisht falas.

Kështu raportoi Bloomberg, i cili medium dha edhe disa detaje rreth kësaj ngjarje.

Arsyeja ishte një tepricë e rrallë energjie: një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë uli ndjeshëm kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë.

Në të njëjtën kohë, centralet bërthamore po funksiononin me rreth 85 për qind të kapacitetit, duke shtuar edhe më shumë furnizimin e tepërt në rrjet.

Agjencia vëren se Evropa po përballet me situata të tilla gjithnjë e më shpesh: rritja e prodhimit nga burimet e rinovueshme gjatë periudhave me kërkesë të ulët po e shtyn gjithnjë e më shumë çmimin e energjisë drejt zeros – dhe nganjëherë edhe në territor negativ.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark